Tjetër aksident ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Lushnjës, në hyrjen veriore të tij, lagjja “18 Tetori” pranë tregut të shumicës të Fruta Perimeve.
Drejtuesi i një motoçiklete Qetësor Hysaj 42 vjeç ka goditur nga pas një mjet me targa angleze, kur po kalonte aksin rrugor pranë tregut të shumicës të Fruta Perimeve. Si pasojë e përplasjes dhe për shkak se nuk mbante kasken mbrojtëse në kokë ai është plagosur rëndë dhë është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.
Policia arriti në vendngjarje dhe bëri veprimet e para për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe normalizoi qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Rruga e hyrjes veriore të qytetit është një zonë problematike e cila deri tani ka patur mbi 5 aksidente që kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur, sepse përveç motorrëve janë edhe këmbësorët që kapërcejnë rrugën. Gjithashtu mungon edhe polici i shtrirë i hequr para disa kohësh I cili ngadalësonte shpejtësinë e automjeteve në rrugë.
