Rrugët e Lushnjës u bënë përsëri skenë aksidenti. Dy mjete janë përplasur mbrëmë në kryqëzimin e unazës në Lushnjë. Mjeti tip Benz me targa AB 517 LB është përplasur me mjetin tip Skoda me targa gjermane HA FC 3232 dhe si pasojë e përplasjes së fortë është lënduar një këmbësor i cili po kalonte në rrugë. Ambulanca e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje e ka transportuar atë drejt spitalit të Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor mbërriti në vendngjarje dhe kreu të gjitha veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti gjithashtu ndërhyri dhe për disiplinimin e trafikut. Edhe pas thirrjeve të here pas hershme të Policisë për kujdes dhe masa ndëshkuese aksidentet vazhdojnë duke rrezikuar jo vetëm jetët e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve, por edhe të kalimtarëve.
