Një automjet tip “BMW“ në të cilin udhëtonin dy persona ka marrë flakë në ecje në aksin Fier – Patos, në afërsi të Portëzës.  Automjeti  i cili ka qene duke udhetuar drejt Patosit eshte perfshire nga flaket e me pas ka perfunduar ne kanalin anesor te rruges ndersa drejtuesi i mjetit dhe nje pasagjer qe ndodhej ne te kane arritur te dalin prej tij me lendime te lehta.

Në vendgjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve dhe policia.

Policia informon se ‘rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Fier-Patos”, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “BMW”.

Nga flakët kanë marë dëmtime në trup drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasit E. Sh., 35 vjeç dhe D. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Drizë, Fier, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *