Një aksident i rëndë është shënuar sot në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një automjet tip “Renault” ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha.
Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, pushuesja, e cila ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në plazh, është dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes dhe ndodhet aktualisht në spital, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Shoferi i automjetit, i moshuar, raportohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin në momentin e përplasjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.Aksident në Vlorë,