Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën pranë Rrugës Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë. Burimet paraprake bëjnë me dije se makina ka goditur biçiklistin në lëvizje.
Ndërkohë i plagosuri mësohet se është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal i Vlorës, aty ku po merr trajtimin e duhur mjekësor. Poashtu shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
