Mallkimi i rrethrrotullimit të Savrës vazhdon të shkaktojë aksidente. Mjeti tip “Iveco” me targa ab 585 HD përplaset me shtyllën elektrike në këtë rrethrrotullim. Paraprakisht dyshohet se nuk ka funksionuar sistemi i frenimit dhe mjeti ka marrë para disa nga ” kafazet e hekurta” që janë të vendosura në sipërfaqen e rrethrrotullimit dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit dhe është dërguar në spitalin e Lushnjes për t’i dhënë ndihmën mjeksore. Mjeti qe transportonte prodhime qumështi vinte nga bypass-i drejt Fierit, në autostradë. Mesa duket nje defekt teknik nuk i ka mundësuar drejtuesit manovër.

Policia shkoi në vendngjarje për të hetuar shkaqet, por edhe disiplinuar trafikun. Gjithashtu u thirrën punonjësit e OSHE-së për riparimin e shtyllës së dëmtuar.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”l1ZbGyPLIEk”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds