Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Ishull-Lezhës, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor.

Nga ky aksident mësohet se drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 07:00, tek mbikalimi ‘Ishull- Lezhë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit Pavlin Ndoj, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds