Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të hënës rreth orës 19:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kashishtë. Automjeti me drejtues shtetasin me iniciale F. B., 35 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale P. H., 24 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët e mjetit tip “Benz”, shtetasi me iniciale Xh. Ç., 23 vjeç dhe shtetasi me iniciale V. K., 18 vjeç, banues në Fier, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Sipas hetimeve pas disa orëve nga policia e Fierit është njoftuar se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksident është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas bluve, 24-vjeçari teksa drejtonte automjetin e tij ka bërë një parakalim të gabuar dhe ka përfunduar duke u përplasur me automjetin tjetër.
