Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, në aksin Gjirokastër–Sarandë. Një veturë është përplasur me një autoambulancë e cila po transportonte një pacient drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona: drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, shoferi i autoambulancës dhe një familjar i pacientit që ndodhej në mjetin e emergjencës. Të lënduarit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa pacienti që po transportohej ka arritur të mbërrijë në destinacion pa u lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga njëra prej palëve.