Një aksident ka ndodhur në rrugën “Tomorr Domi” në Elbasan, ku një 10-vjeçar është përplasur nga një automjet.
Policia njofton se i mituri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shoqëruar një 27-vjeçare, drejtuese e automjetit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.01.2025, në rrugën “Tomorr Domi”, shtetasja S. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 10-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja S. M. është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
