Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Dy automjete janë përplasur në lagjen nr.13 në rrugën “Martin Camaj” në Durrës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje një 37-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këto të fundit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe.

Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds