Aksidentet vazhdojnë në By Passin e Lushnjës. Dy automjete janë fërkuar në tentativë parakalimi dhe për pasojë drejtuesi i automjeti tip ”Audi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurit të barrierës anësore ka përshkuar mjetin mes përmes. Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës, ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të të cilët janë transportuar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Uniformat blu në vendngjarje dokumentuan rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë, pasi kjo pjesë e By Passit në Lushnjë ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe niveli i ujërave i nxjerr nga rruga automjetet kur janë me shpejtësi duke shkaktuar disa herë edhe humbje jete në aksidente.
Fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale.
