Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës,ku një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës.
Automjeti me targa AB 906 HC tip Toyota e drejtuar nga një 30 vjeçare ka përplasur të moshuarin i cili kalonte nga njëra anë në tjetrën të rrugës. I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjëndje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje për të dokumentuar rrethanat e aksidentit gjithashtu edhe policia shkencore ka kryer procedurat për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë. Drejtuesja e mjetit është ndaluar nga uniformat blu dhe është marrë në pyetje për të mësuar shakun e këtij aksidentit . Sakaq policia është kujdesur për trafikun e rënduar në këtë zonë ,pranë qendrës së qytetit.