Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e djeshme në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, në afërsi të fshatit Golem. Një automjet tip “Volksëagen Golf” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë aq e fortë, sa që mjeti bujqësor është shtyrë për dhjetëra metra përgjatë rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tre persona, drejtuesi i zetorit dhe dy persona që udhëtonin në automjetin tip “Golf”.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake të Policisë Rrugore dyshohet se automjeti tip “Golf” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes, çka mund të ketë ndikuar drejtpërdrejt në shkaktimin e aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e sakta.

Ky konsiderohet një rast i rrallë, pasi mjetet bujqësore zakonisht nuk frekuentojnë autostradat, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi dinamikën e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds