Një aksident ka ndodhur në autostradën Çermë Lushnjë në afërsi të Golemit. Një automjet tip Audi me targa AB 060FP ka goditur një mjet minitransporti me targa AA 854 DU.
Nga përplasja ka pasur dëme materjale të shumta ndërsa llamarinat dhe plastikat që transportonte automjeti janë shpërndarë në anë të autostradës. Drejtuesi i mjetit të transportit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia në vendngjarje po dokumenton këtë aksident dhe disiplinon trafikun në kushte të vështira për shkak të reshjeve.
Sipas të dhënave paraprake, shpejtësia e lartë e audit dhe pakujdesia e drejtuesit ka çuar në këtë aksident që fatmirësisht nuk ka pasoja në jetën e personave që janë të përfshirë.
