Në ditët me shi rritet rreziku i ndodhjes së aksidenteve. Një aksident ndodhi në autostradën Lushnjë- Fier në afërsi të kryqëzimit të rrezikshëm të Pushimit të Shoferit. Dy automjete janë përplasur në një manovër të gabuar parakalimit. Mjeti tip “Dacia” me targa AB 522 KG i marrë me qera nga dy turistë ka goditur nga pas një mjet tip “Benz” me targa AA723 JF, i cili ka përfunduar në kanalin anësor përbri autostradës. Nga përplasja “Benzi” ka pasur dëme materiale ndërsa drejtuesi i Benzit dhe udhëtarët e tij janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje po punon për disiplinimin e trafikut dhe po dokumenton ngjarjen. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë duke qenë se lëvizja drejt Fierit e jugut ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *