Nje aksident ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Fier-Lushnjë ne afërsi të Spitalit Rajonal Memorial. Një furgon mallrash humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse duke u përmbysur në rrugë.
Nga informacioni paraprak i policisë Fier mësohet se “Rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Rajonal Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës. Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale”. Nuk raportohet për të lënduar nga policia.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara dhe rruga që ka mungesë ndriçimi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”HB_LmL74MhE”]