Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Shkodër–Bushat, në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një autoveturë, të cilat janë përplasur me forcë, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e rëndë të tre personave.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *