Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15. Mësohet se shoferi 28-vjeçar me inicialet K. D. ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një motor.
Nga aksidenti është plagosur 84-vjeçari me inicialet B.T. Fatkeqësisht i moshuari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka humbur jetën në spital. I riu është shoqëruar dhe kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi K. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. T., rreth 84 vjeç.
Shtetasi B. T. ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.