Aksidenti i rëndë në aksin rrugor kombëtar Berat-Lushnjë në afërsi të fshatit Çukas dëmtoi rëndë dy persona që po udhëtonin  me mjetin tip shevrolet i cili përfundoi në kanalin kullues përgjatë rrugës. Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë përfunduar jashtë rruge. Në mjet ndodheshin dy bashkëshortë, Bilbil Nure dhe Xhevahire Nure që udhëtonin nga Berati drejt Tiranës. Ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjës bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti. Bashkëshortët e lënduar rënda u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës.

Policia shkoi në vendngjarje, disiplinoi trafikun në zonë dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fundjava përsëri u mbyll me tre aksidente në rrethin e Lushnjës të cilat kanë shkaktuar disa të plagosur, automjete të dëmtuara rëndë dhe trafik të rënduar në akset rrugore ku kanë ndodhur aksidentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *