Një automjet i tonazhit të rëndë i ngarkuar me inerte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë aksit rrugor Lushnjë – Berat. Ngjarja pasditen e së mërkurës nuk ka pasur pasoja në jetë njerëzish pasi drejtuesi i mjetit një shtetas i huaj nuk ka pësuar lëndime. Segmenti rrugor në këtë pjesë në afërsi të fshatit Kashtë- Bardhë është me kthesa të forta dhe drejtuesi i mjetit nuk ka mundur të mbajë në rrugë kamionin. Policia ka kryer procedurat e nevojshme.

Sipas policisë së qarkullimit dyshohet se drejtuesi i kamionit ka kryer një manovër frenimi të gabuar dhe kamioni ka përfunduar në kanal, por fatmirësisht nuk ka pasur mjete të tjera të përfshira përndryshe aksidenti do të kishte pasoja të tjera.

Theksojmë që aksi rrugor Lushnjë – Berat është shumë i frekuentuar nga mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë çdo ditë sasi të.mëdha inertesh në rrugët në ndërtim në gjithë Shqipërinë dhe kjo e bën të nevojshme përqëndrimin maksimal të drejtuesve të këtyre mjeteve që në raste aksidentesh apo avarish mund të jenë fatale për përdoruesit e rrugës.

Fatmirësisht në kohën e aksidentit nuk ka pasur mjete të tjera që lëviznin dhe të mund të përfshiheshin në ngjarje dhe po kështu fatmirësisht drejtuesi i mjetit dhe bashkudhëtari i tij nuk janë lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *