Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur dje në aksin rrugor Fier-Seman . Nje automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Në vendngjarje ka shkuar policia që po kryen ekspertizën për të zbardhur detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Sipas informacionit të policisë:
Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi Elidon Kulla 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi Elidon Kulla, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra. Moti i keq mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit, megjithatë pritet hetim i aksidentetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”_DA2sz5eE44″]
