Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Pogradec- Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Udënisht. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre auromjete.
Një person i cili ka mbetur i plagosur është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë raportohet se për shkak të aksidentit në këtë aks është krijuar një radhë gjatë automjetesh.