Një person rreth të 60- tave që po udhëtonte me biçikletë në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë në afërsi të rrethrrotullimit të Grabjanit është përplasur nga një automjet dhe ka përfunduar në spital.

60 vjeçari nuk dihet sesi ka përfunduar para mjetit tip Benz i cili e ka prekur biçikletën në tentativë për t’a shmangur. Personi i aksidentuar është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës nga ambulanca ndërsa efektivët e policissë së qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje, jo vetëm për të kryer procedurat e dokumentimit, por edhe për të disiplinuar trafikun në autostradë.

Drejtuesi i mjetit aktualisht është mbajtur dhe po pyetet nga efektivët e rrugores për të marrë deklaratën sesi ka ndodhur aksidenti ndërsa nga spitali infot e para janë që i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *