Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Gorre, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motomjet tip triçikël.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nga informacionet e mara pranë spitalit gjendja e tyre është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dokumentoi aksidentin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të tij ndërkohë që disiplinoi dhe trafikun në këtë aks kryesor të levizjes së automjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë një parakalimi.