Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lushnjë – Berat, në afërsi të fshatit Çiflik. Një automjet tip Benz ka përplasur një kalimtare.
Shqiponja Gjoshi 53 vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Gjithashtu policia disiplinoi trafikun.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.
Sipas të dhënave paraprake 53 vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugën në anën tjetër teksa e ka përplasur automjeti.
