Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar dhe një vajzë të vogël, të dyja këmbësore, të cilat më momentin e aksidentit po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.

Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë. Aktualisht më vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe.

Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *