Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Librazhd–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.
Ende nuk dihet numri i personave të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Burime paraprake bëjnë me dije se lagështira në rrugë dyshohet të ketë qenë një nga faktorët që ka çuar në këtë përplasje.
