Në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, mbrëmjen e djeshme një kamion i ngarkuar me fruta agrume (portokalle dhe mandarina) është përfshirë në një aksident rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Volvo, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët normalizuan qarkullimin në këtë segment rrugor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *