Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan- Metalurgji në Bradashesh, mbrëmjen e djeshme nga ku mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Bëhet me dije se nga aksidenti janë plagosur 3 persona, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Elbasanit. Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.