Aksident ka ndodhur përsëri mëngjesin e sotëm dhe përsëri në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Aksionistet”. Mësohet se dy automjete, një tip “Toyota” dhe një tip “Opel” me targa Kosove janë përplasur me njëra-tjetrën. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë plagë te lehta dhe janë dërguar në spitalin e Fierit. Ndërkohë që nga informacioni paraprak i policisë raportohet për dëme materiale. Si pasojë e aksidentit janë shënuar radhë të gjata automjetesh, pasi aksi rrugor njihet për ngarkesën në qarkullim. Një prej shkaqeve dyshohet lagështira në rrugë si edhe fushëpamja e kufizuar për shkak te shiut.
Ne vendgjarje ka mberritur policia per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit dhe per rregullimin e trafikut.
Gjithashtu punonjësit e strukturave të DVP Fier, të angazhuar maksimalisht, pas përkeqësimit të motit, për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës, në të gjithë qarkun Fier, këshillojnë qytetarët që të:
. Evitojnë lëvizjet e panevojshme.
. Respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
. Kontaktojnë 112 për çdo problematikë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”DPW9KnFQTKI”]
