Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30, në rrugën hyrëse veriore të qytetit, në lagjen “18 Tetori”. Përplasen dy automjete një Volkswagen Golf me targë AB530KD dhe një kamionçinë me targë AA712OP të cilat kanë qënë duke udhëtuar  për në Tiranë. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e Golfit. Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, por bllokoi qarkullimin e automjeteve në rrugë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, disiplinoi trafikun dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj.

Kjo rrugë është bërë burim aksidentesh me 8 të tilla deri tani nga të cilat njëri ka qënë me pasojë vdekje. Nga numrat e mësipërm kuptohet që çdo muaj kanë ndodhur aksidente të rrezikshme. Banorët e zonës të cilët shpesh herë kanë qënë prezent, kur ndodhin aksidentet thonë jashtë kamerës që ato ndodhin për shkak të sinjalistikës që mungon dhe shpejtësisë së automjeteve.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”p6yvQ1mL6MY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *