Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Unazën Lindore të Tiranës. Rreth orës 12:00, në segmentin rrugor që të çon në drejtim të Paskuqanit, një motomjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, drejtuesi i motorit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds