Një aksident me përplasjen në seri të tre mjeteve ka ndodhur mesditën e të hënës në autostradën Lushnjë- Fier në afërsi të fshatit Savër. Aksidenti ndërmjet mjeteve ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar nga drejtuesit e mjeteve dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Policia e qarkullimit rrugor menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa i është dashur që të disiplinojë dhe trafikun rrugor në autostradë për shkak të bllokimit të njërës korsi të lëvizjes drejt Lushnjës.
Sipas të dhënave të para bëhet fjalë për një aksident të shkaktuar nga një defekt në një prej mjeteve për shkak të rrugës.
Duhet theksuar se autostrada Lushnjë – Fier në disa vende ka probleme me infrastrukturën, ku një gropë e hapur është rrezik serioz për drejtuesit e mjeteve pasi mund të çajë gomat dhe është precedent për aksidente. Edhe pse kjo gropë e hapur ka kohë që është raportuar edhe nga efektivët e qarkullimit rrugor për rrezikun që paraqet, asnjë masë nuk është marrë nga ARRSH për sjelljen në normalitet të kësaj pjesë të rrugës, duke përbërë një rrezik për të gjithe automjetet që lëvizin në autostradë.
