Aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pluk-Savër. Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa nga të dhënat paraprake mësohet se teksa ka tentuar të kalojë rrugën në këmbë, i ka prerë rrugën automjetit.
Sipas njoftimit të Policisë, më datën 29.10.2023, në aksin rrugor Pluk-Savër, shtetasja A.J., 28 vjeçe duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç I cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuese së automjetit I është bërë testi I alkolit dhe ka rezultuar që nukishte konsumuar pije alkoolike.
Policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit e cila udhëtonte së bashku me familjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e 65 vjeçarit që humbi jetën.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”MJsrkASY47w”]