Fatkeqësisht aksidentet vazhdojnë dhe në një aksident që ka ndodhur në autostradën Fier- Lushnjë, ka humbur jetën një 26 vjeçar nga Fier-Shegani. Një mjet tip Benz me drejtues Eri Naska, 26 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në kilometrin e tretë në aksin rrugor Fier-Lushnjë dhe është përplasur me murin e betontë të një biznesi. Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe ai ka gjetur vdekjen në vendngjarje. Viktima punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier. Eri Naska kthehej nga Vlora për në Lushnjë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe lagështisë për shkak të reshjeve të shiut. Pavarësisht thirrjeve të vazhduara nga ana e Policisë që për shkak të lagështirës në rrugë, përdoruesit e rrugës të qarkullojnë me kujdes gjatë natës me qellim shmangien e ngjarjeve rrugore, aksidentet vazhdojnë të ndodhin pothuajse çdo ditë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”ZRcqNIewYok”]
