Një aksident i rëndë me disa të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në Levan të Fierit.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur 5 persona ku një prej tyre nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë me pasoja fatale për jetën.
Sipas informacioneve nga vendngjarja , te dyja automjetet kanë qënë duke udhëtuar në të njëjtin drejtim njëri pas tjetrit, por dyshohet se drejtuesi i automjeti të dytë ka humbur ndjenjat në timon dhe i pavetëdeijshëm ka goditur autimjetin para tij dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.