Një aksident i trefishtë u regjistrua mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnje-Fier.Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ku 3 automjete u përplasën njëri pas tjetrit.
Nga ky aksident ka vetëm dëme materiale,ndërsa në kahun e lëvizjes drejt Fierit trafiku me kilometra të tëra.
Policia Rrugore po punon për zhbllokimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Nuk mjafton ngarkesa këto ditë nëpër autostrada por edhe përplasjet e shkaktuara për shkak të mos respektimit të kodit rrugor që kanë qenë të shumta vështirësojnë së tepërmi qarkullimin e mjeteve.