Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit kasht-bardhë.
Një automjet me targa AA 976 JB tip Lancia ka dalë nga rruga në një kthesë e rrezikshme dhe për pasojë ka përfunduar në kanalin anës rrugës.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarja dhe ka transportuar drejtuesin e mjetit në spitalin e Lushnjës , i cili është jashtë rrezikut për jetë nën kujdesin e mjekëve.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbluluar shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”RFUlnbiSniY”]
