Një aksident i rëndë automobilistik me disa të lënduar është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Roskovec, në vendin e quajtur “ Kthesa e Verbasit”.
Dy automjete tip “ Mercedes Benz” dhe “ Renault” janë përplasur me njëra- tjetrén dhe pér pasojé kané mbetur té lénduar dy drejtuesit dhe 4 pasagjerét që udhëtonin me ta. Ata janë transportuar me urgjencé drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ku mësohet që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjaje pér té pércaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda, disa të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale, por edhe për të disiplinuar trafikun e shkaktuar për shkak të aksidentit.
