Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas burimeve paraprake, po bëhen përpjekje për transportimin e tij me helikopter drejt një spitali në Tiranë, për ndihmë të specializuar mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.