Aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të Divjakës. Automjeti tip Benz ka goditur një motoçikletë të modifikuar me karroceri në aksin rrugor Çermë-Divjakë. Mjeti tip Benz është përplasur me motoçikletën dhe nga pamjet duket që nga përplasja e fortë motocikleta është ndarë nga karroceria dhe drejtuesi i motoçikletës Miti Shkoza 78 vjeç nga Divjaka është plagosur rëndë. Ambulanca ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin në spitalin e Lushnjës. Mjekët e Lushnjës e kanë nisur 78 vjeçarin drejt spitalit të traumës për mjekim më të specializuar, sapo stabilizuan gjendjen e  tij shëndetësore që vijon të jetë e rëndë.

Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin si dhe po merr masa për disiplinimin e trafikut. Sipas informacioneve të para drejtuesi i benzit ka qenë në manovër parakalimi dhe ka përplasur motoçikletën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz për të hedhur dritë mbi rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds