Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë- Lushnjë, në fshatin Dushk. Një mjet transporti mallrash tip furgon më targa AB 540 CB ka goditur një 60 vjeçare ende e paidentifikuar. Viktima ka qënë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit në errësirë dhe është përplasur nga furgoni. Drejtuesi i furgonit O.Gj. 30 vjeç është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat në tëcilat ndodhi aksidenti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Në autostradën Lushnjë- Rrogozhinë dhe në autostradën Lushnjë -Fier është bërë një fenomen i zakonshëm kapërcimi i trafikndarëses nga banorët e fshatrave buzë autostradës, për të kaluar në anën tjetër të autostradës edhe pse nuk mungojnë mbikalimet dhe nënkalimet. Në Dushk ekziston nënkalimi, por  banorët zgjedhin të kalojnë në anën tjetër të autostradës duke kaluar mbi trafikndarësen, duke u bërë shpesh shkak për aksidente. Pikërisht në atë vend,kohë më parë një tjetër person ka humbur jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *