Tjetër aksident në autostradën Lushnjë – Fier në afërsi të Savrës. Dy mjete fuoristradë në tentativë parakalimi janë goditur me njëra tjetrën. Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi fuoristrada me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka patur uji. Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër fuoristradë me targa AB 554 HB udhëtonte drejtuesi 30 vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Nuk ka të lënduar pasi barriera anësore metalike nuk ka lejuar daljen nga rruga të mjetit.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”hYrDXVxb5Qg”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *