Aksidentet vazhdojnë të përgjakin rrugët e Lushnjës. Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një tjetër aksident. Ka qënë me fat drejtuesi i mjetit i cili doli nga rruga dhe përfundoi në daljen e nënkalimit në fshatin Dushk. Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje. Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalim. Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo dhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi rënia e automjetit mbi njerëz apo dhe mjete të tjera mund të kishte rezultuar me pasoja fatale.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”1pcgCUnVS8M”]
