Operacioni i bujshëm hetimor né zyrat qéndrore té kompanisé “Bankers Petroleum” qé çoi né arrestimin e Ceos, Hong Ping Xiao, po ndiqet me véméndje té ploté nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur. Kreu i saj , Dritan Shahu, né njé pronocim pér mediat ka pohuar se sindikata është angazhuar maksimalisht pér të monitoruar pasojat qé këto zhvillime mund té kené mbi aktivitetin e kompanisé , mbi té drejtat e punonjésve dhe mbi stabilitetin e vendeve té punës.

Shahu ka pohuar gjithashtu se sindikata do të vijojé të mbrojë interesat dhe siguriné e cdo punonjësi duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

Shahu është ndalur edhe te diferenca e madhe e pagesés ndërmjet punonjésve të fushës naftëmbajtëse dhe niveleve të administratës duke pohuar se po vijojnë të gjitha përpjekjet që ata të marin pagën e merituar.

Ne jemi të vendosur të garantojmë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve ka thënë Shahu duke u bërë thirrje punonjësve të ruajnë qetësinë dhe të informohen vetëm nga burime zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds