Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shpall me krenari një arritje historike. Më 4 gusht 2025, aeroporti regjistroi ditën më të ngarkuar ndonjëherë, duke përpunuar 50,892 pasagjerë dhe duke menaxhuar 298 lëvizje avionësh.

Kjo shifër tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur më 16 gusht 2024, kur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kishte pritur 44,885 pasagjerë dhe kishte operuar 251 fluturime, duke shënuar një rritje të ndjeshme si në numrin e udhëtarëve, ashtu edhe në lëvizjet ajrore, krahasuar me një vit më parë.

Performanca e Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është rezultat i një tendence të qëndrueshme rritjeje gjatë katër viteve të fundit. Pas gati 3 milionë pasagjerësh në vitin 2021, aeroporti pothuajse e dyfishoi trafikun në vitin 2022, duke arritur në mbi 5 milionë udhëtarë. Rritja vazhdoi në vitin 2023 me mbi 7 milionë pasagjerë, dhe u përshpejtua ndjeshëm në vitin 2024, kur për herë të parë Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kaloi 10 milionë pasagjerë, duke vendosur një rekord të ri ndërkombëtar.

Muaji korrik 2025 shënoi një tjetër rritje prej 9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Edhe numri i fluturimeve u rrit me 5% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Në 7 muajt e parë të vitit 2025, numri total i pasagjerëve që kaluan nëpër Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës arriti në 6.4 milionë, duke shënuar një rritje prej 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *