Në ambientet e bashkisë së Fierit ka nisur mbledhja dhe intervistomi i të gjithë drejtorëve të këtij institucioni lokal.
Drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku në një takim në ambientet e bashkisë ka thirrur gjithë drejtorët ku u ka thënë se do të intervistojë gjithsecilin.
Balluku është pritur nga Kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputeti i ri Ramion Kurti, por në takimin me drejtoret ata nuk kane qenë të pranishëm.
Kujtojmë se pak ditë më parë Kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar riorganizim të bashkive në bazë të performancës së drejtorëve.
