Kryeministri Edi Rama dhe ai i Britanisë së Madhe, Kier Starmer po zhvillojnë një konferencë për shtyp në lidhje me samitin evropian që do të mbahet nesër.

Rama dhe Starmer u pyetën nga një gazetar britanik nëse do ketë marrëveshje të ngjashme si me Italinë për kapme emigrante, ku kreu i qeverisë u përgjigje se nuk do të ketë. Më tej vazhdoi me batutë se ‘jemi besnikë martesës me Italinë’.

Ndër të tjera Rama tha se vende të tjera e kanë propozuar, por që u ka thënë ‘jo’.

Kam qenë i qartë qysh prej ditës së parë që kur nisëm procesin me Italinë, ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak marrëdhënies sonë të veçante por edhe për shkak të situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, janë kanë kërkuar shumë vende dhe u kemi thënë jo. Jemi besnikë ndaj martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është dashuri.“, tha kryeministri.

Ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh “Po e diskutojmë si çështje me një sërë shtetesh, e shoh si çështje novatore dhe të rëndësishme, është në përputhje me punën që ne kemi bërë edhe për zbatimin e ligjit, marrëveshjet që kemi për kthimet. Ajo që dua të bëj është të shtoj këto qendra kthimi. Qeveria e mëparshme ka bërë një eksperiment me kufijtë e hapura dhe nuk kanë ekzaminuar kërkesat për azil. Shumë prej tyre mbahen sepse nuk merrnin përgjigje, këto ishin paratë e tatimpaguesit dhe kjo është situata skandaloze që ne kemi gjetur. Puna që kemi bërë me Shqipërinë është jetike. Më vjen mirë që kemi përveshur mangët dhe kemi kthyer 24 mijë persona që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds