Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e një grupi deputetësh dhe studentësh të Mjekësisë të cilët kërkuan shfuqizimin e ligjit, që i detyron ata që të punojnë 5 vite punë në Shqipëri, pasi të mbarojnë studimet. Kushtetuesja thotë se afati 4-vjeçar nuk është proporcional, ndërsa i lë kohë Kuvendit 3 muaj që të ndryshojë ligjin

Ligji i kundërshtuar gjerësisht nga studentët dhe opozita, u miratua në korrik të këtij viti si masë për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria.  “Studentët e vitit të parë , apo më saktë kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me UMT me MAS dhe MSHMS për  t’u angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi. Ndërkohë që për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do të nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri”, sqaronte ministrja e Arsimit.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme për studentët e mjekësisë, ata kanë dalë sot në një deklaratë për media. Disa prej tyre shprehën se nuk janë dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi rishikimin e afateve, por do të jenë hartuesit e ligjit ata që do e caktojnë në këtë nivel apo poshtë tij, dhe u shprehën se nëse e drejta e tyre cenohet, do të ketë sërish protesta. Sipas studentëve, do të ishte e drejtë që të dëgjoheshin të gjitha palët, ndërsa janë në pritje të vendimit të arsyetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *